Zbulim i rrallë arkeologjik në Ulpianë: Mbishkrimi i dytë dedikuar Perandorit Justinian dhe Perandoreshës Teodora
Një tjetër zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në lokalitetin antik të Ulpianës, ku ekipi i arkeologëve ka identifikuar një mbishkrim të dytë kushtuar Perandorit Justinian dhe bashkëshortes së tij, Teodora. Sipas ekspertëve, ky mbishkrim i ri dokumenton ndërtimin e bazilikës episkopale në këtë qytet të lashtë, ndërsa ai i pari, i zbuluar më herët,…

Lajme
Një tjetër zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në lokalitetin antik të Ulpianës, ku ekipi i arkeologëve ka identifikuar një mbishkrim të dytë kushtuar Perandorit Justinian dhe bashkëshortes së tij, Teodora.
Sipas ekspertëve, ky mbishkrim i ri dokumenton ndërtimin e bazilikës episkopale në këtë qytet të lashtë, ndërsa ai i pari, i zbuluar më herët, përmendte themelimin e qytetit Iustiniana Secunda si qytet Dardan, transmeton lajmi.net
Të dy mbishkrimet janë të vetmet dedikime të njohura deri më tani për perandorin Justinian – i cili besohet të ketë prejardhje nga ky rajon – dhe përfaqësojnë një dëshmi të jashtëzakonshme historike dhe kulturore për trashëgiminë e Kosovës.
Njoftimi i plotë nga ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku:
Një tjetër zbulim i jashtëzakonshëm në Ulpianë
Ekipi i arkeologëve ka identifikuar një mbishkrim të dytë kushtuar Perandorit Justinian dhe bashkëshortes së tij, Teodora.
Mbishkrimi i parë përmendte themelimin e qytetit Iustiniana Secunda si qytet Dardan. Ky i dyti tregon ndërtimin e bazilikës episkopale. Këto janë të vetmet dedikime të njohura të Justinianit, perandorit me prejardhje nga ky rajon.
Ruajtja dhe mbrojtja e trashëgimisë arkeologjike nuk është trajtuar asnjëherë më këtë seriozitet. Hulumtimet arkeologjike në Ulpianë e Dresnik, tanimë po vazhdojnë në prona publike, të cilat u shpronësuan gjatë vitit të kaluar. Po punohet me intensitet në lokalitete arkeologjike, plane të konservimit e menaxhimit, ngritje të kapaciteteve profesionale përmes partneriteve ndërkombëtare, studime e publikime.
Arkeologjia vazhdon të na zbulojë historinë tonë. Ne vazhdojmë me përkushtim hulumtimin dhe mbrojtjen e saj./lajmi.net/