Zbulim i madh, kanceri mund të zbulohet para se simptomat të fillojnë (Video)

Një test i thjeshtë gjaku mund të detektojë sëmundjen e kancerit para se simptomat të fillojnë, është zbuluar dhe mirëpritur si një përparim i madh që mund të shpëtojë mijëra jetë.

Bota

06/09/2016 17:15

Testi funksionon duke bërë zbulimin e ndryshimeve në qelizat e kuqe të gjakut që ndodhin kur kanceri është i pranishëm.

Kushton përafërsisht njëjtë sa një test standard i gjakut, dhe shpresohet se do të mund të përdoret një ditë për të monitoruar njerëzit që konsiderohen në rrezik të lartë për të marrë sëmundjen.

Shkencëtarët besojnë se zbulimi  mund të shpëtojë më mijëra jetë.

Testi, i cili merr vetëm disa orë duke përdorur pajisje standarde laboratorike, zbulon mutacione në proteinat në sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut./lajmi.net