Zbardhet fati i dy të zhdukurve – identifikohen mbetjet mortore pas 27 vitesh
Janë identifikuar mbetjet mortore të dy viktimave të luftës Bali Pajazit Gashi, dhe Fadil Shaban Elezaj, të cilët ishin në Listën e Personave të Zhdukur dhe u identifikuan së fundmi përmes analizës shkencore të ADN-së. Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur njofton se mbetjet e tyre mortore janë zhvarrosur nga varreza masive në Bishtazhin. Sipas…
Lajme
Janë identifikuar mbetjet mortore të dy viktimave të luftës Bali Pajazit Gashi, dhe Fadil Shaban Elezaj, të cilët ishin në Listën e Personave të Zhdukur dhe u identifikuan së fundmi përmes analizës shkencore të ADN-së.
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur njofton se mbetjet e tyre mortore janë zhvarrosur nga varreza masive në Bishtazhin.
Sipas njoftimit rivarrimi do të bëhet nesër, më 27 shkurt 2026, në Klinë, sipas kërkesës së familjarëve.
Ceremonia e rivarrimit organizohet nga Komuna e Klinës, me përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.
Agjenda e ceremonisë është si më poshtë:
11:30 – 12:30 Homazhe në Shtëpinë e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, Klinë ;
13:00 – Akademi Përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës “Jehona e Dukagjinit” ;
14:00 – Rivarrimi në Varrezat e Dëshmorëve, Kodra e Kuqe – Zajm, Klinë.
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur u ka shprehur ngushëllime familjeve dhe riafirmon përkushtimin për vazhdimin e përpjekjeve në zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së të gjithë personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë.