Zbardhen skenarët e play-offit për Botërorin: Kosova mund të luajë finalen në Prishtinë, Shqipëria përballet me sfida si mysafire
FIFA ka zbuluar skenarët e fazës play-off për kualifikimet në Kampionatin Botëror, duke bërë të ditur se Kosova dhe Shqipëria kanë rrugë të ndryshme drejt finales. Kosova do të luajë gjysmëfinalen me Sllovakinë në Bratislavë më 26 mars. Nëse arrin fitoren, “Dardanët” do të kualifikohen për finalen vendimtare të 31 marsit, e cila do të…
Sport
FIFA ka zbuluar skenarët e fazës play-off për kualifikimet në Kampionatin Botëror, duke bërë të ditur se Kosova dhe Shqipëria kanë rrugë të ndryshme drejt finales.
Kosova do të luajë gjysmëfinalen me Sllovakinë në Bratislavë më 26 mars. Nëse arrin fitoren, “Dardanët” do të kualifikohen për finalen vendimtare të 31 marsit, e cila do të zhvillohet në Prishtinë, ndaj fituesit të duelit Rumani – Turqi, raporton lajmi.net

Kjo krijon një mundësi të jashtëzakonshme që Kosova të luajë finalen historike para tifozëve të vet.
Shqipëria, nga ana tjetër, do të përballet me Poloninë në gjysmëfinale. Nëse kuqezinjtë fitojnë, finalja për kualifikim do të zhvillohet ndaj fituesit të takimit Ukrainë – Suedi, por për fat të keq të dyja ndeshjet do të jenë si mysafire, duke e bërë sfidën më të vështirë për përfaqësuesen shqiptare.

Datat e ndeshjeve vendimtare:
Gjysmëfinalet: 26 mars
Finalet e play-offit: 31 mars./Lajmi.net/