Do luajnë ndaj njëri-tjetrit në play-off, Rrahmani ngacmon Lobotkan

Kombëtarja e Kosovës ka mësuar kundërshtarin në play-off për kualifikim në Kupën e Botës 2026. “Dardanët” luajnë ndaj Sllovakisë si mysafire. Amir Rrahmani, kapiteni i Kosovës ishte duke shikuar shortin live nga dhomat e zhveshjes te Napoli. Në momentin kur u kuptua kundërshtari, ai shkoi te bashkëlojtari i tij, Lobotka – i cili luan te…

Sport

20/11/2025 14:24

Kombëtarja e Kosovës ka mësuar kundërshtarin në play-off për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

“Dardanët” luajnë ndaj Sllovakisë si mysafire.

Amir Rrahmani, kapiteni i Kosovës ishte duke shikuar shortin live nga dhomat e zhveshjes te Napoli.

Në momentin kur u kuptua kundërshtari, ai shkoi te bashkëlojtari i tij, Lobotka – i cili luan te Sllovakia dhe filloi ta ngacmonte.

Kujtojmë që ndeshja zhvillohet në muajin mars.