Zvarritja e punimeve infrastrukturore: Bajrami kritikon qeverinë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka kritikuar qeverinë për mosmbarimin e projektit të urës të Saradranit. Tutje ajo ka kritikuar edhe për urën në liqenin e Badovcit që ka më shumë se një vit që nuk është përfunduar ky projekt. “Qeveria e cila për tri vite ka përfunduar veç një projekt – urën tri metra…

Lajme

20/04/2024 12:26

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka kritikuar qeverinë për mosmbarimin e projektit të urës të Saradranit.

Tutje ajo ka kritikuar edhe për urën në liqenin e Badovcit që ka më shumë se një vit që nuk është përfunduar ky projekt.

“Qeveria e cila për tri vite ka përfunduar veç një projekt – urën tri metra të Saradranit, dje u zotua se rruga Kijevë-Zahaq do të përfundon për 420 ditë.

Kush e beson një gjë të tillë?

Është po e njëjta Qeveri që urën 38 metra te liqeni i Badovcit nuk ka arritë ta përfundoj prej 19 janarit të vitit 2023 – veç 38 metra urë!

Gjithashtu paskan thënë se kinse në rrugën Kijevë-Zahaq këta ja paskan kursy shtetit rreth 150 milionë euro.

Po këtë a e beson kush?

Dmth. qeveria që ka nënshkruar rreth 240 milionë euro kontrata sekrete plot 889 sosh deri me tani, qenka vonu për shkak me e kursy buxhetin e shtetit?! Kush me kursy? Ministria e cila në mënyrë komplet joligjore e korruptive i ka shly dhjetra miliona euro borxhe ndaj shtetit që i kanë pasë kompanitë e ambalazhimit të ujit.

Ju s’jeni asgjë tjetër pos mashtrues, të korruptuar dhe dembelë që as praktikën nuk arritet ta përfundoni.” /Lajmi.net/