Të Infektuar: 1052

Të Shëruar: 820

Të Vdekur: 30

Zappacosta: Shpresoj të vazhdoj me Romën

22:32 | 21 Maj 2020

Zappacosta dëshiron qëndrimin te skuadra e Romës.

Davide Zappacosta është një nga lojtarët më të komentuar te skuadra e Romës, para merkatos së verës.

Mbrojtësi i krahut lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Stadio Olimpico’, por kjo duket të mos jetë dëshira e tij.

“Unë vërtetë shpresoj të mbetem te Roma për disa sezone”, ka thënë Zappacosta, transmeton lajmi.net.

“Së pari, para së gjithash, unë do të doja të vërtetoja te klubi dhe tifozët se çfarë mund të bëj. Kam stërvitur fort dhe kam bërë sakrifica për të qenë gati për rifillimin”, shtoi italiani.

Serie A pritet të rifillojë mes 13 dhe 20 qershorit. Zappacosta duket se është gati për minutat që mund t’i ofrohen. /Lajmi.net/