Zanetti: Roberto Baggio ishte më i mirë sesa Ronaldo Nazario

Javier Zanetti e ka cilësuar Roberto Baggion si lojtarë më të mirë sesa Ronaldo Nazario.

Sport

18/04/2020 23:00

Legjenda argjentinase e Inter, Zanetti, ka kaluar një jetë me skuadrën ‘Zikaltër’ dhe ka përcjell lojtarë të shumtë, të mrekullueshëm e deshtakë.

Por, kush ka qenë lojtari më i mirë me të cilin Zanetti ka luajtur gjatë karrierës së tij? Në mesin e emrave si Adriano, Ibrahimovic, Ronaldo e shumë të tjerë, ai zgjodhi emrin e Roberto Baggio.

“Kur Ronaldo erdhi nga Barcelona, ai ishte thjeshtë i jashtëzakonshëm, por nëse duhet të them një emër, do të ishte Roberto Baggio. Ai kishte balancin ideal mes kualitetit dhe pasionit”, ka thënë Zanetti, transmeton lajmi.net.

“Kam admirim të madh për Baggio, njësoj sikur të gjithë gjithmonë kanë pasur”, ka shtuar argjentinasi.

Këtë përgjigje, Zanetti e ka dhënë gjatë një bisede me Esteban Cambiasso, në një video live në ‘Instagram’. /Lajmi.net/