Zanetti: Një skuadër e fortë nuk është e mjaftueshme për të fituar titullin, duhet edhe fitorja

Ikona argjentinase e Inter, Javier Zanetti ka dhënë komentet e tij lidhur me gjasat për titullin e kampionit në Serie A.

Sport

04/04/2022 17:16

Zanetti nuk ka mohuar faktin se skuadra e Inter ka një përbërje të fortë, por sipas tij, kjo është e pamjaftueshme në garën për titull.

Ish-mbrojtësi i skuadrës ‘Zikaltër’ beson se një skuadër e fortë duhet të ketë edhe fitoret në fushë, në mënyrë që të sigurojë titullin e kampionit.

“Unë e di se një skuadër e fortë jashtë fushave ka nevojë edhe për fitore në fusha. Nuk ka të bëjë vetëm me kompetencë, por edhe me vlera dhe mentalitet”, ka thënë Zanetti, transmeton lajmi.net.

“Për mua, të fitosh do të thotë të përmirësohesh ekonomikisht dhe në aspekte sociale, për të investuar më pas në aspektin sportiv”, shtoi argjentinasi.

Inter është tri pikë prapa liderëve të Serie A, Milan. Këta të fundit luajnë sonte përballë Bologna, dhe mund të rrisin diferencën. /Lajmi.net/