Zamorano: Nuk më intereson nëse Conte është simbol i Juventusit

Ish-futbollisti legjendar i Interit, Ivan Zamorano ka folur për skuadrën e tanishme ku pati fjalë të mirë kryesisht.

Sport

13/03/2021 18:56

Zamorano duke folur për La Gazzetta dello Sport, komentoi udhëtimin e Interit në ndjekje të Scudettos, transmeton lajmi.net.

“Nuk dua një trajner-tifoz të klubit, por një profesionist që është në gjendje të vlerësojë në maksimum gjërat që ka në dispozicion”, tha ai.

“Po flasim për një punëtor absolut që ka fituar tituj”, shtoi ai.

“Fakti që mund të jetë një simbol i Juventusit, nuk më intereson, objektivi i tij është të fitojë me Interin tani”, tha Zamorano.

“Lukaku? Lojtar i shkëlqyer, vetëm Lewandowski dhe Haaland janë në nivelin e tij”, përfundoi Ivan Zamorano./Lajmi.net/