Zalewski falënderon Mourinhon, pasi fitoi çmimin ‘Golden Boy’
Talenti i Romës, Nicola Zalewski është shpallur ‘Golden Boy’ në ceremoninë e mbajtur në Torino. Tuttosport ka ndarë çmimet për më të mirët dhe mes tyre ishte edhe 20-vjeçari i skuadrës së Romës. Pasi pranoi çmimin, Zalewski gjeti kohë të falënderonte trajnerin e tij, Jose Mourinho për mundësinë që i dha atij. “Unë dua ta…
Sport
Talenti i Romës, Nicola Zalewski është shpallur ‘Golden Boy’ në ceremoninë e mbajtur në Torino.
Tuttosport ka ndarë çmimet për më të mirët dhe mes tyre ishte edhe 20-vjeçari i skuadrës së Romës.
Pasi pranoi çmimin, Zalewski gjeti kohë të falënderonte trajnerin e tij, Jose Mourinho për mundësinë që i dha atij.
“Unë dua ta falënderoj Mourinho për atë që ka bërë për gjithë skuadrën, por edhe për mua”, ka thënë Zalewski, transmeton lajmi.net.
“Ne ndihemi më lehtë me atë dhe unë gjithmonë dua të bëj më të mirën për skuadrën”, shtoi ai.
Zalewski ka qenë një prej pikave kyçe në planet e ‘Special One’ këtë edicion. /Lajmi.net/