Zajmina e humb gjyqin
Zajmina Vasjari humb gjyqin me shoqërinë tregtare Vajra Bimore, imazhi i së cilës ka qenë pas shpalljes “Miss Shqipëria 2002”. Pas disa vitesh maratonë procesesh gjyqësore, Gjykata e Tiranës ka vendosur që të rrëzojë për mungesë provash pretendimin e Vasjarit, transmeton lajmifundit.al. Kompania ka patur të drejtën ta përdorë imazhin e Zajminës për një vit…

ShowBiz
Zajmina Vasjari humb gjyqin me shoqërinë tregtare Vajra Bimore, imazhi i së cilës ka qenë pas shpalljes “Miss Shqipëria 2002”.
Pas disa vitesh maratonë procesesh gjyqësore, Gjykata e Tiranës ka vendosur që të rrëzojë për mungesë provash pretendimin e Vasjarit, transmeton lajmifundit.al.
Kompania ka patur të drejtën ta përdorë imazhin e Zajminës për një vit në prezantimin e vajrave, spotet e ndryshme publicitare dhe televizive.
Por, Zajmina pretendonte se kompania nuk e ka paguar atë për këto reklama, shumë që kap shirën prej 10 mijë dollarësh. Ajo pretendon se imazhi i saj është përdor tej afateve.
Ndërkaq, kompania thotë se gjatë kohës kur Zajmina ishte imazh i saj, ajo ka pozuar nudo për revistën Klan, duke shkelur kontratën.