Haradinaj: Kurti po e lodh Kosovën – sikur ta vazhdonim marrëdhënien me Amerikën do vinte 10 herë më shumë armatim, pa pare
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Hradinaj, tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, “po e lodhë Kosovën duke mos i krijuar institucionet”. “Është një lloj torture, përpos atyre 100 eurove duhet me i jap zgjidhje qytetarëve të Kosovës, qysh me pas zhvillim, me prodhu Kosova energji…”, tha Haradinaj në Pressing, transmeton Express. Tutje Haradinaj tha se…
Lajme
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Hradinaj, tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, “po e lodhë Kosovën duke mos i krijuar institucionet”.
“Është një lloj torture, përpos atyre 100 eurove duhet me i jap zgjidhje qytetarëve të Kosovës, qysh me pas zhvillim, me prodhu Kosova energji…”, tha Haradinaj në Pressing, transmeton Express.
Tutje Haradinaj tha se po të vazhdohej marrëdhënia e mirë me Amerikën, armatimin “10 herë më shumë do ta merrnim pa para”.
“E kam dëgju Kurtin duke thënë sa para po blejmë armatim, sikur ta vazhdonim marrëdhënien me Amerikën, 10 herë më shumë sasi armatimi pa para do merrnim”, u shpreh ai.