Zaev në gjykatë: 6 deputetë nga VMRO kanë marrë pjesë në organizmin për hapjen e portave

Gjashtë deputetë të VMRO-DPMNE-së kanë organizuar hyrjen e turmës e cila në Kuvend me plan dhe paramendim tentoi të kryejë vrasje. Këtë e ka deklaruar kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, pasi në Prokurorinë Publike, si palë e dëmtuar, dëshmoi për “Të enjten e përgjakshme në Kuvend”.

Lajme

12/05/2017 17:55

“Gjashtë deputetë nga VMRO-DPMNE drejtpërdrejtë kanë marrë pjesë në organizmin për hapjen e portave. Dy prej tyre kanë ngritë profilet e metaltë, të tjerët drejtpërdrejtë kanë dhënë udhëzime se si të arrihet në pres-qendrën ku gjendeshin deputetët e shumicës parlamentare. Besoj se kjo gjatë procedurës do të vërtetohet, ka dëshmi, unë këtë e them në bazë të dëshmive që janë të qarta dhe të dukshme”  deklaroi Zaev.

Zaev gjithashtu ka theksuar se turma ka tentuar, por nuk ka arritur të hyjë nëpër hyrjet tjera të Kuvendit pasi dyert kanë qenë të mbyllura. Ai pohon se nëse deputetët nuk do ta hapnin portën kryesore, nuk do të kishte mënyrë që dhunuesit vetë të arrijnë të futen brenda. Pas kreut të partisë, në prokurori dëshminë e tij e dha sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski. Dhunën në Kuvend ai e cilësoi si shkelje të rendit kushtetues të shtetit dhe bëri thirrje që pa kompromis të kërkohet përgjegjësi nga dhunuesit dhe organizatorët e tyre.

Patjetër duhet të ketë përgjegjësi serioze dhe përgjegjësi komanduese në MPB për të gjithë pjesëtarët që nuk kanë vepruar dhe nuk janë vënë në mbrojtje të këtyre objekteve me rëndësi vitale për Maqedoninë si dhe mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë – deklaroi Oliver Spasovski, sekretar i përgjithshëm i LSDM-së.

Në Prokurori në cilësinë e të dëmtuarve dëshmuan edhe nënkryetarja e LSDM-së, Radmila Sheqerinska si dhe deputetët Maksim Dimitrievski dhe Petre Shulegov. Në Prokurori për të dhënë dëshmi akoma nuk është ftuar më i dëmtuari nga deputetët, kreu i LR-PDSH-së Ziadin Sela.