Youtube është duke e ndryshuar matjen e shikueshmërisë

"Youtube" është duke e prezantuar një ndryshim të madh në sistemin e tij të muzikës.

Auto & Tek

14/09/2019 15:22

Pasi ka zbuluar se artistët dhe të tjerët janë duke përdorur mënyra të hakimit vetëm për të rritur shikueshmërinë, ajo vendoi ta ndryshoj këtë gjë.

‘Youtube’ më  nuk do i numëroj shikueshmëritë që vinë nga reklamat apo nga kompanitë që postohen videot.

Në vend të kësaj, renditja për videot muzikore do të jenë të bazuara nga burimet organike, duke i përfshirë ‘lidhje të drejtpërdrejta me videot, rezultatet e kërkimit, faqet e jashtme që përmbajnë videon”, kjo sipas një postimi nga Youtube., raporton “The Verge”, transmeton lajmi.net.

Sistemi i grafikëve të kësaj platforme ka hasur në disa polemika këta muaj të fundit. Në korrik të këtij viti, një reper nga India ka thyer rekordin me shikueshmërinë në Youtube, duke thyer rekordin e videos më të shikuar që është grupi muzikor nga Japonia ‘BTS” me 75 milionë shikues, por njerëzit menjëherë kanë dyshuar se videoja e këtij reperi përbëhet me shikues artificial.

Videot reklamuese janë një mënyrë efektive për të arritur një audiencë më specifike, por reklamat e paguara në Youtube më nuk do të konsiderohen. /Lajmi.net/