Youssoufa Moukoko bëhet lojtari më i ri që debuton në Bundesligë
Talenti i Borussia Dortmundit, Youssoufa Moukoko është bërë zyrtarisht lojtari më i ri që ka debutuar në Bundesligë.
Sport
Moukoko ka shkëlqyer më herët në ekipin e dytë të Dortmundit, por shkaku i moshës nuk i lejohej të debutonte për ekipin e parë, përcjellë lajmi.net.
Mirëpo, meqenëse ka mbushur 16-vjeç, lojtari ka pasur të drejtën të luajë në ekipin e parë dhe ëndrrën për debutim e realizoi sonte (e shtunë) në fitoren e thellë ndaj Hertha Berlinit (2 – 5).
Moukoko u inkuadrua në lojë në minutën e 85-të duke zëvendësuar Erling Haalandin, që në këtë ndeshje ishte në nivel të lartë duke shënuar plotë katër gola.
Moukoko tani është lojtari më i ri që debuton në Bundesligë në moshën 16-vjeçare e një ditë./Lajmi.net/
16 years and one day.
Youssoufa Moukoko is now the youngest player to ever feature in the Bundesliga ? pic.twitter.com/0JpbquLCVP
— Bundesliga English (@Bundesliga_EN) November 21, 2020