Youri Tielemans dëshiron transferimin tek Arsenali

Mesfushori i Leicester Cityt, Youri Tielemans, e dëshiron kalimin tek Arsenali. Belgu po punon së bashku me Arsenalin që ky transferim të konkretizohet, transmeton lajmi.net. Edhe një herë ka refuzuar një kontratë tjetër që i është ofruar nga Leicester City. I vetmi opsion i mbetur për të, nëse nuk arrihet akordi mes klubesh,  është ndërprerja…

Sport

12/08/2022 14:52

Mesfushori i Leicester Cityt, Youri Tielemans, e dëshiron kalimin tek Arsenali.

Belgu po punon së bashku me Arsenalin që ky transferim të konkretizohet, transmeton lajmi.net.

Edhe një herë ka refuzuar një kontratë tjetër që i është ofruar nga Leicester City.

I vetmi opsion i mbetur për të, nëse nuk arrihet akordi mes klubesh,  është ndërprerja e kontratës së tij. /Lajmi.net/