Young drejt rikthimit në Premierligë, por jo te United

Mbrojtësi i Interit, Ashley Young thuhet se është në bisedime me Watfordin për rikthimin e mundshëm gjatë verës.

Sport

03/05/2021 16:08

35-vjeçari ka 107 paraqitje për klubin anglez dhe ka të regjistruar 22 gola dhe 10 asistime, para se t’i bashkohej Aston Villas në vitin 2007, përcjellë lajmi.net.

Young ka pas rol të rëndësishëm në Serai A te Inter duke qenë titullar në 14 ndeshje dhe tri asistime, por marrëveshja me “Neurazzurët” i skadon në fund të sezonit.

Meqenëse ende s’ka bisedime për rinovim, gazetari Fabrizio Romano ka zbuluar se Watford është i interesuar për të rikthyer në skuadër anglezin.

Young që nga arritja te Inter ka shënuar katër gola dhe tetë asistime në 58 paraqitje./Lajmi.net/