Young Boys, Malmo dhe Benfica sigurojnë kalimin në fazën grupore të LK
Janë mësuar emrat e tre skuadrave që do marrin pjesë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.
Sport
Young Boys, Malmo dhe Benfica kanë siguruar sonte (e martë) kualifikimin tutje, shkruan lajmi.net.
Young Boys mposhti Ferencvarosin e Mryto Uzunit me rezultat të përgjithshëm (6 – 4).
Malmo u kualifikua duke eliminuar Ludogoretsin me rezultat të përgjithshëm 2 – 3, derisa Benfica eliminoi PSV-në (1 – 2).
Nesër do zhvillohen edhe tre sfida të tjera, ku do mësohen emrat e tre skuadrave të fundit që do jenë pjesë e fazës grupore.
Gjasa kanë Dinamo Zagrep i Lirim Kastratit dhe RB Salzburgu i Mërgim Berishës./Lajmi.net/