Ymeri: Rryma për ne është në fakt tani llotaria e Vetvendosjes – Çdo dështim nacional në energji, sjell fat në llotari për tregti
Ish-deputetja e Lidhja Demokratike e Kosovës, Janina Ymeri, ka komentuar mbi situatën e energjisë elektrike në vend, duke theksuar pasigurinë dhe rritjen e kostove për qytetarët. Sipas Ymerit, për momentin po importohet rreth 397.73 MW për orën 15:00–16:00, duke zëvendësuar blloqet B1 dhe A5. Ajo ka vënë në dukje se në skenarin më të mirë,…
Lajme
Ish-deputetja e Lidhja Demokratike e Kosovës, Janina Ymeri, ka komentuar mbi situatën e energjisë elektrike në vend, duke theksuar pasigurinë dhe rritjen e kostove për qytetarët.
Sipas Ymerit, për momentin po importohet rreth 397.73 MW për orën 15:00–16:00, duke zëvendësuar blloqet B1 dhe A5. Ajo ka vënë në dukje se në skenarin më të mirë, çmimet e bursës nga Alpex dhe Hupx variojnë nga 55,000 deri në 70,000 euro për orë, transmeton lajmi.net.
“Rryma për ne është në fakt tani llotaria e Vetvendosjes. Çdo dështim nacional në energji, sjell fat në llotari për tregti”, ka thënë Ymeri, duke kritikuar menaxhimin e burimeve energjetike.
Ajo gjithashtu ka theksuar se bartja e energjisë për 24 orë ka pësuar rritje të ndjeshme, nga 243 euro dje nga Maqedonia e Veriut në 8,862 euro sot, duke treguar ndikimin e lartë financiar dhe pasigurinë në tregun e energjisë.
Postimi i plotë:
Për momentin po importohet përafërsisht sa me zavendësu bllokun B1 edhe A5.
397.73 MW import për orën 3 deri 4 masdite.
Në skenarin më të mirë, me çmim burse nga Alpex e Hupx nga 55Mijë Euro deri 70 Mijë Euro në orë.
Bartja e rrymës për 24h gjithashtu rritet, nga Maqedonia e Veriut 243 Euro (dje) në 8,862 Euro (sot).
Rryma për ne është në fakt tani llotaria e Vetvendosjes.
Çdo dështim nacional në energji, sjell fat në llotari për tregti./lajmi.net/