Kusari-Lila pret 15 inspektorët e rinjë të IQMT-së: Ky zgjerim i kapaciteteve do të kontribuojë në mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari Lila i ka mirëpritur 15 inspektorët e transferuar nga niveli lokal, në përputhje me Ligjin për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut. Ajo ka thënë se përmes këtij hapi po forcohen kapacitetet e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë…
Lajme
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari Lila i ka mirëpritur 15 inspektorët e transferuar nga niveli lokal, në përputhje me Ligjin për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut.
Ajo ka thënë se përmes këtij hapi po forcohen kapacitetet e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, duke avancuar zbatimin e reformës së mbikëqyrjes së tregut.
“Me këtë transferim, numri i përgjithshëm i inspektorëve të IQMT-së arrin në 39, 24 inspektorë aktualë dhe 15 inspektorë të rinj. Ndërkaq, në fazën e dytë të zbatimit të ligjit, deri në fund të vitit 2026, synojmë ta rrisim këtë numër në 100 inspektorë, duke dyfishuar kapacitetet tona mbikëqyrëse në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Ky zgjerim i kapaciteteve do të kontribuojë në mbrojtjen më të lartë të të drejtave të konsumatorëve, garantimin e sigurisë së produkteve, rritjen e respektimit të legjislacionit në fuqi dhe ndërtimin e një tregu më të drejtë, më të besueshëm dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Kusari-Lila. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: