Ymeri reagon ndaj deklaratës së Vuçiqit për Ibrin: Ndryshimi i rrjedhjes së tij nuk lejohet por edhe rrezikon sigurinë energjetike të Kosovës
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka reaguar në lidhje me deklaratën e Aleksandër Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Lumit Ibër. Ajo ka thënë se kjo deklaratë lidhet me kartën nacionaliste të VV-së, ndërsa ka thënë se lumi Ibër e mbush liqenin e Ujmanit, lidhet me kanalin Ibër Lepenc deri në Obiliq ndërsa lumi vazhdon…
Lajme
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka reaguar në lidhje me deklaratën e Aleksandër Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Lumit Ibër.
Ajo ka thënë se kjo deklaratë lidhet me kartën nacionaliste të VV-së, ndërsa ka thënë se lumi Ibër e mbush liqenin e Ujmanit, lidhet me kanalin Ibër Lepenc deri në Obiliq ndërsa lumi vazhdon në Serbi.
“Ndryshimi i rrjedhës jo veç qe nuk lejohet me ndodh me të drejtë ndërkombëtare po edhe rrezikon sigurinë energjetike 100% për çfarë Serbia penalizohet. Tash nuk ka nevojë as Albin Kurti as ministri Sveçla të defiloj në Ujman kinse e mbrojnë Kosovën. Kallxon rryma, guri e gruri sa e mbrojnë”, ka shkruar Ymeri.
Ajo ka thënë se çështja është Kuvendi i Kosovës dhe sipas saj nuk kryen punë as Vuçiq në ngjallje paniku për me i dhanë shkak për trazira VV-së.
“Pyetja është :
A del në Kuvend me u anku kryeministri në mashtrim e sipër, duke e dit që mund të mos përfundoj seancën vetëm si viktimë e gjuajtjes së vezëve?”, ka shkruar Ymeri. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: