Tre persona sulmohen nga një tjetër në Fushë Kosovë, i dyshuari gjuan edhe me pistoletë – Ndodhet në arrati

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar fizikisht nga një person tjetër. I dyshuari gjatë incidentit ka shtënë edhe me pistoletë në ajër, në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari në kërkim të Policisë. “Fushë Kosovë / 09.08.2026 – 02:40. Tre meshkuj kosovarë  kanë…

Lajme

10/08/2026 09:50

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar fizikisht nga një person tjetër.

I dyshuari gjatë incidentit ka shtënë edhe me pistoletë në ajër, në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari në kërkim të Policisë.

“Fushë Kosovë / 09.08.2026 – 02:40. Tre meshkuj kosovarë  kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar fizikisht nga një i dyshuar mashkull kosovar. Sipas viktimave i dyshuari po ashtu gjatë incidentit kishte shtënë me pistoletë në ajër. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është në kërkim të policisë”, ka thënë Policia e Kosovës. /Lajmi.net/