Ymeri kritikon kontratën e TrainKos: Afër gjysmë milioni euro pa çmime në paramasë
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësime lidhur me një kontratë të TrainKos për vagonë, duke pretenduar se kontrata, në vlerë prej afër gjysmë milioni euro, është nënshkruar pa çmime të përcaktuara në paramasë. “Aq shumë i ka besuar TrainKos kontraktorit për vagonë, sa që është nënshkruar kontrata afër gjysmë milioni pa çmime në…
Lajme
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësime lidhur me një kontratë të TrainKos për vagonë, duke pretenduar se kontrata, në vlerë prej afër gjysmë milioni euro, është nënshkruar pa çmime të përcaktuara në paramasë.
“Aq shumë i ka besuar TrainKos kontraktorit për vagonë, sa që është nënshkruar kontrata afër gjysmë milioni pa çmime në paramasë”, ka deklaruar Ymeri.
Sipas saj, një praktikë e tillë nënkupton që çmimet përcaktohen më vonë nga kontraktori.
“Kjo i bie me tahmin, e çmimet saktë i qet kontraktori nga Republika e Serbisë. Çfarë besimi”, ka thënë Ymeri.
Postimi i plotë:
Aq shumë i ka besuar TrainKos kontraktorit për Vagonë sa që është nënshkru kontrata afër gjysëm milioni pa çmime në Paramasë.
Kjo i bjen me Tahmin, e çmimet saktë i qet kontraktori nga Republika e Serbisë. Çfarë besimi./Lajmi.net/