Ymeri i del fortë në mbështetje kryetarit të Mitrovicës Bahtirit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se Agim Bahtrir kryetar i Mitrovicës meriton mbështetjen e të gjithë qytetarëve për kundërshtimin që po i bënë planeve të Serbisë.

Lajme

04/06/2016 16:13

Ymeri ka thënë se për këto qëndrime ai e ka mbështetjen e Vetëvendosjes, duke përmendur edhe sulmet që janë bërë ditëve të fundit ndaj tij, të cilat i ka quajtur të orkestruara, njofton lajmi.net.

“Një seri sulmesh të orkestruara kanë nisur së fundi kundër Kryetarit të Mitrovicës, z. Agim Bahtiri. Nga presionet e kërcënimet, deri tek sulmi me armë zjarri që ndodhi së fundi në objektin e Komunës së Mitrovicës”.

“Si Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk duam të ndërhyjmë tek raporti midis qytetarëve të Mitrovicës dhe udhëheqjes komunale, por do t’i japim mbështetje të pa rezervë Kryetarit Bahtiri në kundërshtimin që po i bën planeve të Serbisë për ndryshimin e kufijve kadastralë të Komunës së Mitrovicës. Në këtë kauzë ai duhet ta ketë mbështetjen e të gjithëve”, ka shkruar Ymeri.