Ymeri: Gjakova e para kërkoi largimin e Jabllanoviqit, e para i thotë jo “Zajednicës”
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri tha se Gjakova ishte e para që i tha Jabllanoviqit shporru dhe e para që është duke i thënë “jo” marrëveshjes për Zajdenicën dhe Demarkacionin.

Lajme
“Gjakova i tha e para Jabllanoviqit shporru dhe ai u shporr. Sot, Gjakova po i thotë jo marrëveshjeve dhe ato natyrisht nuk do të kalojnë”, ka thënë Ymeri.
Sipas Ymeri, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi po mundohen ta heshtin Opozitën dhe të frikësojnë qytetarët, por një gjë e tillë sipas tij, nuk do të ndodhë.
“Republika do të bëhet edhe pse po kundërshtohet nga Isa dhe Hashimi”, ka shtuar ai.
“Kosova nuk duron që t’i falen tokat”.
Në fund ai ka thënë se opozita do të organizojë manifestime të tjera në shumë qytetet, dhe në Prishtinë do të vendosin se Republika është e pavdekshme.