Yllka Kuqi dhe Meda bëhen bashkë për një duet

Yllka Kuqi gjatë gjithë vitit ka qenë aktive me këngë të reja dhe performanca në dasma e ahengje të tjera familjare.

ShowBiz

15/11/2018 21:13

Yllka Kuqi së fundi ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, me të cilën ka paralajmëruar projektin e ri, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për duetin me këngëtarin Meda, projekt ky që do të realizohet për festat e fundvitit.

“Pamja e Videove Festive dhe dueti me haverin tem Mehdin Përgjeqaj. Po vjen”, ka shkruar ajo mbi fotografi.

Kujtojmë që “A thu” titullohet kënga e fundit nga Yllka Kuqi, e publikuar gjatë muajit tetor. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BqNhDcYnaM4/