Yllka Gashi në një listë me Nicole Kidman e Lady Gaga

Shqiptarët çdo ditë e më shumë po 'korrin' suksese jo vetëm brenda trojeve shqiptare.

ShowBiz

05/01/2022 12:32

Pas sukseseve të shumta të filmit ‘Zgjoi’, radha i ka ardhuar aktores së filmit, Yllka Gashi, shkruan lajmi.net.

Shtëpia e parashikimeve për çmime të ndryshme ndërkombëtare, duke përfshirë edhe ‘Oscars’, ‘Variety’,  ka përfshirë aktoren Yllka Gashin në mesin e 15 aktoreve që do të jenë pjesë në listën e ngushtë për Çmimet e Akademisë Britanike të Filmit (BAFTA).

Lidhur me këtë ka reaguar edhe aktorja me postimin e saj në Facebook.

‘Ta shoh emrin tim, të filmit “Zgjoi”, të Blerta Bashollit e produksionit Ikonë, e emrin e Kosovës në këso listash, më duhet ta pranoj që zemra më bëhet mal nga gëzimi e krenaria, por edhe nga mirënjohja e falenderimi që e kam për ata me të cilët kam pasur fatin e mirë ta bëjmë këtë film’, thuhet në postimin e saj.

Postimi i saj i plotë:

Mediumi i mirënjohur amerikan “Variety” që bën parashikimet e nominimeve për çmimet më prestigjioze në botë, paraqet edhe emrin tim për mundësinë e futjes në listën e gjatë të nominimeve për çmimet BAFTA në Britani të Madhe, në mesin e plot aktoreve me renome ndërkombëtare si Nicole Kidman, Frances McDormand, Olivia Colman, Penelope Cruz, Jessica Chastain, Kristen Stewart etj.
Ta shoh emrin tim, të filmit “Zgjoi”, të Blerta Bashollit e produksionit Ikonë, e emrin e Kosovës në këso listash, më duhet ta pranoj që zemra më bëhet mal nga gëzimi e krenaria, por edhe nga mirënjohja e falenderimi që e kam për ata me të cilët kam pasur fatin e mirë ta bëjmë këtë film.
Ky është nder shumë i veçantë edhe nëse mbetet vetëm parashikim medial!
Me ose pa nominim – sepse as nuk dua të mendoj shumë e të preokupohem me diçka që nuk është në dorën time e nuk varet nga unë – fat të madh e nder jetësor e konsideroj mundësinë që e kam pasur ta portretizoj një grua të jashtëzakonshme siç është zonja Fahrije Hoti e të punoj me një regjisore të mrekullueshme e tepër punëtore që më inspiron çdo ditë si Blerta Basholli dhe me produksionin Ikonë që janë shumë meritor për çdo sukses që e kemi pasur deri tash, ta ndajë skenën me një kast briliant të aktorëve e të jem çdo ditë me një ekip fantastik prapa kamerës si ekipi i filmit tonë! Falemnderit krejtve për këtë përvojë të paharrueshme! ❤️
15 Actresses predicted for #BAFTA longlist
Nicole Kidman
Niamh Algar
Emilia Jones
Jessica Chastain
Yllka Gashi
Lady Gaga
Jodie Comer
Alana Haim
Olivia Colman
Penelope Cruz
Tessa Thompson
Kristen Stewart
Jasmine Batchelor
Frances McDormand