Ylli i Valencias: Nëse e mposhtim Barcën, do ta bëjë këtë gjë

Sulmuesi i Valencias, Santi Mina ka pohuar se do të bëjë një tatuazh të trofeut nëse Los Che mundi Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit të shtunën.

Sport

22/05/2019 10:42

23-vjeçari ka siguruar tifozët se edhe pse lojtarët respektojnë kundërshtarin, ata do të bëjnë gjithçka që duhet për të fituar medaljen e artë.

“Barcelona është një nga ekipet më të mira në botë dhe ata kanë lojtarin më të mirë, por ne jemi 11 luftëtarë që do të luftojnë për të”, tha Mina për stacionin zyrtar të klubit.

“Ne duhet të luajmë me personalitet dhe jam i bindur se do të bëjmë diçka të madhe, më pas do të bëjë një tatuazh me trofeun”.

”Ne kemi arritur kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm dhe kjo na ka dhënë më shumë forcë”.

“Do të ishte një vit i shkëlqyer dhe diçka unike [nëse fitojmë kupën] sepse kemi vuajtur gjatë viteve të fundit”, potencoi Mina.

Finalja e Kupës së Mbretit do të fillojë të shtunën në orën 21:00 në Estadio Benito Villamarin. /Lajmi.net/