Ylli i Sllovenisë ngrit në qiell Kosovën: Sllovakia të ketë kujdes, ata janë shumë të fortë
Kosova do të luajë të enjten në udhëtim ndaj Sllovakisë në kuadër të ‘play-off’-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026. Para kësaj ndeshje në një intervistë për mediat sllovake, për Kosovën ka folur sulmuesi slloven Andraz Sporar. Sporar e njeh mirë Kosovën pasi me ‘Dardanët’ u përball në muajin nëntor në ndeshjen e zhvilluar…
Sport
Kosova do të luajë të enjten në udhëtim ndaj Sllovakisë në kuadër të ‘play-off’-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Para kësaj ndeshje në një intervistë për mediat sllovake, për Kosovën ka folur sulmuesi slloven Andraz Sporar.
Sporar e njeh mirë Kosovën pasi me ‘Dardanët’ u përball në muajin nëntor në ndeshjen e zhvilluar në Lubjanë.32-vjeçari e vlerësoi mjaft shumë Kosovën, duke e përshkruar si një skuadër shumë kompakte dhe me lojtarë tejet cilësorë.
“E mbaj mend shumë mirë ndeshjen në Lubjanë sepse ishte e rëndësishme për të dyja ekipet. Në fund, ata shkuan në ‘play-off’ dhe ne jo. Është shumë e vështirë të luash kundër tyre sepse ata kanë shumë emocione dhe gjithashtu kanë cilësi të shkëlqyer në sulm”.
“Përveç kësaj, ata patën mbështetje të madhe nga tifozët e tyre në Lubjanë, gjë që më habiti”, tha fillimisht Sporar.
“Më dukej sikur tre të katërtat e stadiumit ishin të përbërë nga tifozë të Kosovës. Ishte e vështirë të luaja kundër tyre sepse janë gjithashtu shumë kompaktë, kanë lojtarë në sulm që luajnë për klube cilësore evropiane dhe në përgjithësi janë padyshim një ekip i mirë, por sigurisht që nuk do të thoja se është e pamundur të fitosh kundër tyre”.
”Kosova më e fortë se sa e imagjinonim”, legjenda e futbollit sllovak paralajmëron një duel të fortë
“E pranoj që nuk kam një pasqyrë shumë të mirë të historisë së futbollit të Kosovës, por ata kanë shumë lojtarë cilësorë, edhe pse janë një vend shumë i vogël. Megjithatë, ata dinë të jenë shumë krenarë dhe të luajnë me emocione të mëdha”.
“Është një vend ballkanik, kështu që ata kanë një inteligjencë futbollistike të rrënjosur në to dhe siç thashë, ata i kushtojnë shumë emocion dhe ‘krenari kombëtare’”.
“Rezultati i kombinimit të të gjithave që kam përmendur është pozicioni i tyre aktual në Evropë”, përfundoi ai.