Ylli i madh e do kalimin te Barcelona

Barcelona është shumë afër ta kompletojë një transferim të madh.

Sport

11/03/2019 09:37

Barcelona e kompletoi transferimin e Frenkie de Jong nga Ajaxi, por tani e do edhe një lojtar të tyre.

Skuadra katalonase dëshiron që Matthijs de Ligt të transferohet në Camp Nou gjatë afatit kalimtar veror, përcjell lajmi.net nga Mundo Deportivo.

Mbrojtësi holandez e dëshiron kalimin te Barcelona, gjersa ka bërë të ditur se ai nuk i frikësohet konkurrencës në skuadër.

Barcelona duhet t’i paguajë 70 milionë euro për t’i marrë shërbimet e De Ligt nga Ajaxi. /Lajmi.net/