Ylli i Chelseas mund të fitojë vendin në formacionin bazë nën urdhrat e Tuchel

Chelsea pritet që në orët në vijim të zyrtarizojë Thomas Tuchelin në krye.

Sport

26/01/2021 15:20

Sipas Don Balon, arritja e Tuchel nënkupton që portieri Kepa Arrizabalaga do të këtë shansin të fitojë vendin në formacionin bazë, transmeton lajmi.net.

Spanjolli u pa si transferim i duhur në verë kur u transferua nga Chelsea, por ka humbur formën edicionin e fundit dhe këtë edicion Frank Lampard e zëvendësoi me Edouard Mendyn.

Mirëpo, me shkarkimin e teknikut anglez, Kepa mund të ‘luftojë’ për pozitën në formacionin bazë.

Nëse spanjolli gjen formën e duhur, atëherë Tuchel do t’i jap mundësinë të jetë portieri kryesor./Lajmi.net/