Ylli i Barcës: Do të më pëlqente të luaja në të njëjtin ekip me Ronaldon

Ylli i Barcelonës, Ivan Rakitic, në një paraqitje bërë së fundi ka thënë se do t’i pëlqente të luante me Cristiano Ronaldon.

Sport

14/02/2020 09:00

Kroati që po kalon momente jo të mira te Barcelona këtë sezon, vazhdon të jetë i lidhur me një kalim në Serie A, te skuadra e Juventusit.

Te Juventus, ai do të kishte mundësinë të luante përkrah Cristiano Ronaldos.

“Sigurisht që do të më pëlqente të luaja në të njëjtin ekip me Ronaldon, ai është një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave”, ka deklaruar Rakitic, përcjell lajmi.net.

“Më pëlqen ta shikoj se çfarë po bën te Juventusi”.

Rakitic gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellat e Basel, Schalke dhe Sevilla./Lajmi.net/