Ylli i Barcelonës refuzon një ofertë tunduese nga Arabia Saudite

Barcelona pritet të aprovojë disa largime nga skuadra përpara fillimit të sezonit të ri në muajin gusht. Klubi nuk planifikon afrime të mëdha, pasi tashmë ka arritur marrëveshje për një portier të ri, Joan Garcia, i ka mbërritur nga rivalët e qytetit, Espanyol, për të zëvendësuar numrin një aktual.  Megjithatë, me klubin që vazhdon të…

Sport

29/06/2025 08:22

Barcelona pritet të aprovojë disa largime nga skuadra përpara fillimit të sezonit të ri në muajin gusht.

Klubi nuk planifikon afrime të mëdha, pasi tashmë ka arritur marrëveshje për një portier të ri, Joan Garcia, i ka mbërritur nga rivalët e qytetit, Espanyol, për të zëvendësuar numrin një aktual. 

Megjithatë, me klubin që vazhdon të funksionojë sipas rregullit 1:1 në afatin kalimtar(një dalje për çdo hyrje), Flick duhet të shesë lojtarë për të ruajtur ekuilibrin financiar. 

Mbrojtësi Andreas Christensen ishte përfolur për një largim, pasi dëmtimet ia pamundësuan pjesëmarrjen gjatë sezonit debutues të Flick në stol.

Reprezentuesi danez kaloi thuajse të gjithë sezonin 2024/2025 jashtë fushës për shkak të një dëmtimi në thembër, ndjekur nga një tjetër problem muskulor. 

Pau Cubarsi dhe Inigo Martinez janë shfaqur si zgjedhjet e preferuara të Flick në qendër të mbrojtjes, të mbështetur nga Ronald Araujo. 

Me të tre që priten të qëndrojnë, pavarësisht se Araujo ka një klauzolë largimi në kontratë,  Christensen ka përfunduar në radarin e disa klubeve nga Arabia Saudite. 

Megjithëse ofertat financiare nga Lindja e Mesme janë tërheqëse, raportimet nga Cadena SER bëjnë të ditur se ish-mbrojtësi i Chelseat nuk është i interesuar dhe ka vendosur të refuzojë çdo ofertë për largim. 

Gjithashtu, Juventus dhe Milan janë përfolur si të interesuara për 29-vjeçarin, por ai është i vendosur të qëndrojë në Kataloni dhe të respektojë deri në fund kontratën e tij, e cila përfundon në verën e vitit 2026.