Yjet e Realit mbështesin Serbinë

Cristiano Ronaldo dhe yjet e tjerë të Real Madridit kanë shprehur mbështetjen e tyre për Serbinë, Kroacinë e Bosnjën, pas vërshimeve që u kanë shkaktuar dëme të mëdha.

Sport

22/05/2014 22:50

Yjet e Real Madridit janë duke u përgatitur për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Por, ata e kanë shfaqur anën e tyre humane duke mbështetur popullin e Serbisë, Bosnjës e Kroacisë, nga tragjedia që i ka prekur, me vërshimet e mëdha.

Cristiano Ronaldo me bashkëlojtarët e tij kanë shpalosur një pankartë me mbishkrimin: “Mbështetje dhe solidarizim për njerëzit në Kroaci, Bosnje e Serbi”.

“Në vendin tim sërish përsëritet vuajtja. Vendlindje, qëndro e fortë. Shihemi së shpejti”, ishte mesazhi i mesfushorit kroat Luka Modric për të gjithë ata që janë prekur nga vërshimet e tmerrshme në lindje të Kroacisë.

Ylli kroat ka publikuar fotografi ku së bashku me bashkëlojtarët e tij shprehin mbështetjen e tyre për vendet e prekura nga vërshimet.