Yjet e Arsenalit blindojnë Wengerin
Arsenali është në bisedime me Arsene Wengerin për vazhdimin e kontratës së tij deri në vitin 2016. Strategu francez ka hyrë në muajt e fundit të marrëveshjes me gjigantin londinez, por duket se nuk dot ndahet nga klubi i tij i zemrës. Kurse, konfirmimin për vazhdimin e bashkëpunimit me Wengerin e duan edhe futbollistët e…
Sport
Arsenali është në bisedime me Arsene Wengerin për vazhdimin e kontratës së tij deri në vitin 2016.
Strategu francez ka hyrë në muajt e fundit të marrëveshjes me gjigantin londinez, por duket se nuk dot ndahet nga klubi i tij i zemrës.
Kurse, konfirmimin për vazhdimin e bashkëpunimit me Wengerin e duan edhe futbollistët e Arsenalit. Kapiteni Thomas Vermaelen ka mbështetur vendimin e klubit për vazhdimin e kontratës me Wengerin.
“Të gjithë duan që ai të mbetet edhe për një kohë të gjatë me ne”, deklaroi Vermaelen për tabloidin britanik Daily Mirror.
“Është e jashtëzakonshme ajo që ka bërë për këtë klub. Do të jemi të gjithë të lumtur nëse ai mbetet me ne edhe për shumë vite të tjera”, u shpreh reprezentuesi belg.
Wenger kohë pas kohe ballafaqohet me kritika nga tifozët që i bëjnë thirrje për të shpenzuar më tepër, por vazhdon të ketë përkrahjen e bordit të Arsenalit.