Yjet botërore bëhen bashkë për të argëtuar publikun në shtëpi
ABC njoftoi për listën e plotë të “Family Disney Singalong”, e cila përfshin Ariana Granden, Demi Lovaton dhe Christina Aguileran.

ShowBiz
Shfaqja “The Disney Family Singalong” që transmetohet në ABC, do të përfshijë koncerte nga yjet si Ariana Grande, Demi Lovato dhe Christina Aguilera, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
Ngjarja do të zhvillohet të enjten, 16 prill në 8 të mëngjesit, ku të famshmit do të këndojnë nga shtëpitë e tyre.
Në të, po ashtu do të folet edhe lidhur me “Feeding America”, gjatë shpërthimit të COVID-19.
Lovato do të këndojë “A dream is a wish your heart makes” nga Cinderella me Michael Buble, ndërsa Aguilera do të këndojë “Can you fell the love tonight”, nga Lion King.
Grande do të interpretojë “I won’t say i’m in love” nga Hercules, ndërsa Auili’i Cravalho do të këndojë “How faw I’ll go” nga Moana.
Këngë të projekteve tjera të “Disney” do të këndohen edhe nga artistë të tjerë.
Ngjarja pritet të zgjatë një orë, do të prezantohet nga Ryan Seacrest, ndërsa transmetohet të enjten, 16 prill në 8 të mëngjesit në ABC. /Lajmi.net/