Yaya Toure zëvendësohet nga Pogba?
Sipas mediave angleze, lojtari që do ta zëvendësojë Yaya Touren te skuadra e Manchester Cityt do të jetë pikërsisht superylli i Juventusit, Paul Pogba.

Sport
Sipas raportit të bërë nga gazeta britanike, Sunday Express, mësojmë se Manchester City dëshiron të sigurojë shërbimet e Paul Pogbas.
Ai shihet si një zëvendësues i denjë i Yaya Toures i cili mund të largohet nga Etihad në fund të këtij sezoni, për shkak të moshës së tij.
Pogba njihet si njëri nga mesfushorët më të mirë në botë, teksa ka pamje dhe veçori të njëjta me Yaya Toure, duke marrë parasysh forcën fizike dhe taktikën e mirë.