Yaya Toure gati t’i bashkohet trajnerit të akademisë së Tottenham

Yaya Toure e ka marrë një ofertë interesante pune ditëve të fundit. Ish-futbollisti pritet t’i bashkohet skuadrës së Tottenham Hostpur, si pjesë e stafit të trajnerit të akademisë së klubit. Kështu të paktën raporton London Evening Star, sipas të cilëve ish-mesfushori afrikan është pajtuar me të gjitha kushtet e ofruara dhe ka mbetur vetëm hedhja…

Sport

26/07/2022 16:50

Yaya Toure e ka marrë një ofertë interesante pune ditëve të fundit.

Ish-futbollisti pritet t’i bashkohet skuadrës së Tottenham Hostpur, si pjesë e stafit të trajnerit të akademisë së klubit.

Kështu të paktën raporton London Evening Star, sipas të cilëve ish-mesfushori afrikan është pajtuar me të gjitha kushtet e ofruara dhe ka mbetur vetëm hedhja e nënshkrimit, transmeton lajmi.net.

Ky do të jetë rikthimi i dytë në Premier League, pas periudhës si lojtar i Manchester Cityt. /Lajmi.net/