Yamal me dy kërkesa për Flick-un në sezonin e ri
Lamine Yamal dje e nënshkroi kontratën e re me Barcelonën me kohëzgjatje deri në vitin 2031. Në media raportohet se Yamal tashmë ka filluar të mendoj për sezonin e ri, transmeton lajmi.net Siç njofton “Mundo Deportivo”, Yamal i ka bërë dy kërkesa trajnerit, Hansi Flick për sezonin e ri. 17-vjeçari ka kërkuar që të mos…

Sport
Lamine Yamal dje e nënshkroi kontratën e re me Barcelonën me kohëzgjatje deri në vitin 2031.
Në media raportohet se Yamal tashmë ka filluar të mendoj për sezonin e ri, transmeton lajmi.net
Siç njofton “Mundo Deportivo”, Yamal i ka bërë dy kërkesa trajnerit, Hansi Flick për sezonin e ri.
17-vjeçari ka kërkuar që të mos zëvendësohet shpesh, sidomos jo në fund të ndeshjes sepse kundërshtarët janë të lodhur zakonisht dhe kjo i jep atij mundësi të shënoj apo asistoj.
Kërkesa tjetër e Yamal është që të ketë mundësi të gjuaj goditje të lira dhe penalti./lajmi.net/