Xuxi nuk kursehet në fjalor ndaj Drilonit as kur merr abdes: Largohu o idiot

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Xuxi, ka pasur një sërë përplasjesh ditën e sotme (e hënë) me Drilon Ramën. I njëjti nuk ka kursyer ofendimet e sharjet ndaj Drilonit as kur po merrte abdes që nënkupton pastrimin e trupit para kryerjes së adhurimeve në Islam siç është namazi. Ai ishte duke marrë abdes…

ShowBiz

06/01/2025 20:11

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Xuxi, ka pasur një sërë përplasjesh ditën e sotme (e hënë) me Drilon Ramën.

I njëjti nuk ka kursyer ofendimet e sharjet ndaj Drilonit as kur po merrte abdes që nënkupton pastrimin e trupit para kryerjes së adhurimeve në Islam siç është namazi.

Ai ishte duke marrë abdes në hapësirën e banjës teksa kur i afrohet Driloni ai shpërthen në ofendime.

“Bëjë dua duke marrë abdes o idiot, largohu e dil nga këtu, largohu”, u shpreh duke bërtitur me të madhe Xuxi.

“O hut, idiot, a ke aq tru, a nuk po më sheh se çfarë po bëjë”, theksoi tutje.

“Qetësohu Xux, vetëm qetësohu”, ia ktheu Rama në anën tjetër.

Ata kanë vazhduar sërish debatin, duke eskaluar në çdo moment.