Xhuli Nurës ia dëmtojnë veturën: Më mirë lajmërohuni vetë
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura, nuk e ka nisur edhe aq mirë ditën sot. Kjo pasi siç duket dikush ja ka dëmtuar makinën e cila më pas edhe i ka ndarë pamjet me ndjekësit në “Instastori”. Sipas Nurës dikush ka arritur të futet brenda por pa sukses pasi brenda nuk kishte asgjë.…
ShowBiz
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura, nuk e ka nisur edhe aq mirë ditën sot.
Kjo pasi siç duket dikush ja ka dëmtuar makinën e cila më pas edhe i ka ndarë pamjet me ndjekësit në “Instastori”.
Sipas Nurës dikush ka arritur të futet brenda por pa sukses pasi brenda nuk kishte asgjë.
Ajo ka kërkuar nga personi që e ka shkaktuar këtë dëm të lajmërohet dhe ta rregullojë atë.
“Atëherë në Lakrishtë nuk e di kush e ka bërë këtë dëm, por kushdo që e ka prishur makinën time siç po shihet ka hy brenda dhe asgjë nuk ka vjedhur, se nuk jemi budallenj që të lëmë gjëra të vlefshme në makinë”, u shpreh ajo.
Xhuli mes tjerash tha: “Lajmërohu vetë ose ne i kemi edhe kamerat në këtë ndërtesë e mund të iu gjej. Sot po shkoj në polici, më mirë lajmërohuni vetë me rregulloni dëmin se sa të shkoj në polici edhe hyn në burg pastaj. Kushdo që e ka bërë të lajmërohet, përndryshe iu gjejmë edhe vetë”.
Nga ana tjetër, Xhuli shtoi se rastin do ta dërgojë edhe në polici. /Lajmi.net/