Xhiro e 14-të e BKT Superligës mbyllet në Podujevë: Llapi e pret skuadrën e Ballkanit

Llapi dhe Ballkani do të mbyllin xhiron e 14-të të Superligës së Kosovës.

Sport

21/11/2021 09:06

Llapi vjen pas një fitore 1-0 në udhëtim ndaj Malishevës, teksa Ballkani triumfoi në derbin ndaj Dritës në Suharekë.

Ballkani aktualisht ndodhen në pozitën e tretë me 24 pikë, por me një fitore potenciale sot do të rikthenin lidershipin në tabelë, gjersa Llapi pozicionohet në pozitën e pestë në tabelë me 18 pikë të mbledhura.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Suharekë mes këtyre dy skuadrave, Ballkani kishte triumfuar me rezultat 2-0.

Ndeshja fillon nga ora 13:30 dhe zhvillohet në “Stadiumin e Merdarës” në Podujevë. /Lajmi.net/