Xhirimet në fund, Gjesti gati ta lansojë “Veshu ndrequ”

Artisti i njohur, Gjesti, ka rritur pritshmëritë e publikut me projektin e tij të ri muzikor të titulluar “Veshu ndrequ”, i paralajmëruar pesë ditë më parë. Ky njoftim ka ngjallur menjëherë entuziazëm tek fansat e tij të shumtë, të cilët janë gjithmonë në pritje të këngëve që shndërrohen në hite. Së fundmi, përmes një postimi…

ShowBiz

21/05/2025 18:09

Artisti i njohur, Gjesti, ka rritur pritshmëritë e publikut me projektin e tij të ri muzikor të titulluar “Veshu ndrequ”, i paralajmëruar pesë ditë më parë.

Ky njoftim ka ngjallur menjëherë entuziazëm tek fansat e tij të shumtë, të cilët janë gjithmonë në pritje të këngëve që shndërrohen në hite.

Së fundmi, përmes një postimi në Instastory, Gjesti ka ndarë pamje nga prapaskenat e xhirimeve të videoklipit, duke konfirmuar se gjithçka është në fazën përfundimtare. Kënga pritet të publikohet javën që vjen.

Nga ajo që është zbuluar deri tani, “Veshu ndrequ” duket të jetë një projekt i realizuar me përkushtim dhe kujdes të veçantë, në stilin energjik dhe origjinal që e karakterizon Gjestin.

Ky projekt shënon nisjen e një vere dinamike për artistin, i cili ka paralajmëruar një sezon të mbushur me koncerte, performanca dhe prurje të reja muzikore në çdo cep ku ka shqiptarë.