Xherdan Shaqiri tërhiqet nga kombëtarja e Zvicrës

Ish-anësori i Bayern Munich dhe Liverpool, Xherdan Shaqiri, njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli ndërkombëtar të hënën, pasi kishte grumbulluar 125 paraqitje për Zvicrën. Shaqiri ka shënuar 32 gola për kombëtaren dhe është lojtari i vetëm zviceran që ka luajtur në shtatë turne të mëdha, nga Kupa e Botës 2010 deri në Euro 2024. 32-vjeçari…

Sport

15/07/2024 17:31

Ish-anësori i Bayern Munich dhe Liverpool, Xherdan Shaqiri, njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli ndërkombëtar të hënën, pasi kishte grumbulluar 125 paraqitje për Zvicrën.

Shaqiri ka shënuar 32 gola për kombëtaren dhe është lojtari i vetëm zviceran që ka luajtur në shtatë turne të mëdha, nga Kupa e Botës 2010 deri në Euro 2024.

32-vjeçari bëri dy paraqitje në Euro2024 teksa Zvicra doli nga turneu pasi humbi me penallti ndaj Anglisë në çerekfinale.

“Shtatë turne, shumë gola, 14 vite me kombëtaren e Zvicrës dhe momente të paharrueshme. Është koha për t’i thënë lamtumirë kombëtares”, ka shkruar Shaqiri në Instagram. “Kujtime të mëdha mbeten dhe ju them të gjithëve, faleminderit”.

Shaqiri, i cili fitoi ligën zvicerane dhe gjermane nga tri herë secila në FC Basel dhe Bayern, si dhe Premier Ligë në Liverpool, ka luajtur për skuadrën e MLS Chicago Fire që nga viti 2022.

Postimi i plotë:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xherdan Shaqiri (@shaqirixherdan)