Xhensila po vjen, më artiste se kurrë mes artistësh
Xhensila Myrtezaj po rikthehet fuqishëm.
ShowBiz
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj pas një pauze në muzikë po rikthehet me një projekt madhor, shkruan lajmi.net.
E gjithë kjo u bë e ditur nëpërmjet një postimi të saj në Instastory në të cilin shihet me emra të mëdhenj si Pirro Çako dhe Darko Dimitrov.
Ky rikthim i këngëtares shqiptare e cila ndër vite ka korrur suksese dhe vazhdon akoma të jetë tejet e dashur për publiku, erdhi pas një angazhimi tejet të madh të saj në familje dhe rritjen e Ajkës.
Tash kur vajza simpatike e këngëtares po rritet, Xhensila ka vendosur që mos ti lë fansat të presin për diçka të re nga ajo sa i përket muzikës e që është projekti që e sjell më artiste se kurrë në mes artistësh me emër.
Detajet nuk janë bërë të ditur akoma por publiku mezi po pret publikimin e projektit./Lajmi.net/