Xhensila me tatuazh unik kushtuar personit më të shtrenjtë të saj

Xhensila ka realizuar tatuazh për Ajkën.

ShowBiz

16/10/2020 21:52

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka vendosur që t’i dedikojë një tatuazh vajzës së saj, Ajkës, shkruan lajmi.net.

Në gishtat tregues të dy duarve, artistja ka ndarë shkronjat e emrit të vajzës, që në plotësi përbën emrin Ajka.

Xhensila ia shtoi edhe një psalm të Biblës këtij postimi, i cili ka të bëjë me fëmijët.

https://www.instagram.com/p/CGadqCsM7xx/

“Lutja ime…?

Të gjithë fëmijët tuaj do të mësohen nga Zoti, e madhe do të jetë paqja e tyre -Isaiah 54:13″, shkruan ajo.

Kujrtojmë se Xhensila së fundi është komentuar shumë për ndryshimin drastik në pamje, duke rënë shumë në peshë. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/CDO1IPoMy4K/