Xheneta publikoi përgjimet telefonike me Drilonin, ja çfarë u ndërmor nga Agjencia për Informim dhe Privatësi pas ankesës së boksierit
Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka mbyllur procedurën administrative të ankesës së Drilon Ramës, kundrejt Xheneta Fetahut, pas publikimit të përgjimeve telefonike që bëri kjo e fundit në rrjetet sociale. Kjo u bë e ditur në dokumentet zyrtare të publikuara nga organi mbikëqyrës. Dy muaj më parë Xheneta bëri bujë në rrjete sociale, duke…

ShowBiz
Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka mbyllur procedurën administrative të ankesës së Drilon Ramës, kundrejt Xheneta Fetahut, pas publikimit të përgjimeve telefonike që bëri kjo e fundit në rrjetet sociale.
Kjo u bë e ditur në dokumentet zyrtare të publikuara nga organi mbikëqyrës.
Dy muaj më parë Xheneta bëri bujë në rrjete sociale, duke publikuar disa biseda private me Drilonin, të cilat bënë xhiro dhe tregonin një anë krejtësisht tjetër dhe një qasje krejtësisht tjetër të fituesit të BBVK-së.
Driloni me këtë rast kishte çuar ankesë tek AIP.
Agjencia, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ndërmori hapa për të shqyrtuar rastin dhe zhvilloi një takim me Xhenetën që kishte bërë publikimin e bisedave. Kjo e fundit, sipas dokumentit deklaroi se incizimet ishin publikuar si përgjigje ndaj shqetësimeve të vazhdueshme nga Driloni, dhe se e kishte paralajmëruar paraprakisht se komunikimi po incizohej.
Sipas vendimit të AIP-së, Xheneta që kishte postuar përmbajtjen ishte zotuar se do t’i fshinte menjëherë incizimet nga rrjetet sociale – gjë që edhe u konfirmua nga zyrtarët e inspektimit, të cilët verifikuan se materialet ishin larguar nga platformat përkatëse.
Në përfundim, AIP vlerësoi se qëllimi i ankesës – fshirja e incizimeve – ishte realizuar dhe, bazuar në ligj, nuk kishte arsye për të ndërmarrë masa shtesë ndaj palës, në këtë rast ndaj Xhenetës që kishte publikuar përmbajtjen. Prandaj, procedura administrative u mbyll.
Në vendim theksohet se kundër këtij vendimi nuk lejohet ankesë administrative, por pala e pakënaqur mund të paraqesë kërkesë për konflikt administrativ në Gjykatën Themelore në Prishtinë, brenda 30 ditësh.
Më poshtë janë dokumentet zyrtare nga AIP: