Xheneta Fetahu reagon për herë të parë që pas daljes nga BBVK: Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe dashurinë e dhënë
Xheneta Fetahu ka reaguar për herë të parë që pas daljes nga Big Brother Vip Kosova3. Xheneta u shpall të premten e kaluar (24 janar), si finalistja e dytë nga votat e publikut. E ish-banorja e edicionit të tretë të BBVK, ka falënderuar të gjithë përmes një postimi në “Instagram”, për mbështetjen e dhënë gjatë…
ShowBiz
Xheneta Fetahu ka reaguar për herë të parë që pas daljes nga Big Brother Vip Kosova3. Xheneta u shpall të premten e kaluar (24 janar), si finalistja e dytë nga votat e publikut.
E ish-banorja e edicionit të tretë të BBVK, ka falënderuar të gjithë përmes një postimi në “Instagram”, për mbështetjen e dhënë gjatë kohës sa ishte në Big Brother.
Ajo ndryshe ka kërkuar falje për mos dhënien e intervistave pasi siç thotë nuk ka qenë e gatshme për intervista, shkruan lajmi.net.
“Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashte asaj shtepie qe me ndryshoi jeten. Të kuptoni që kjo periudhë është e rëndësishme për mua”, ka shkruar Xheneta.
Fetahu po ashtu ka bërë një kërkesë kësaj here drejtuar mediave e cila ka kërkuar për kujdes në përdorim të fjalëve, pasi siç citon ajo, “loja ka përfunduar dhe tani jam në jetën reale”.
“Faleminderit të gjithëve për mbështetje, mirëkuptim dhe dashuri! Tregoni edhe pak durim. E juaja Xheneta”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/
View this post on Instagram