Xheneta e përmend Lumbardhin, Kaderi nervozohet dhe kërkon të mbyllet emisioni
Një debat i papritur ka sjellë tension në studion e “E Diell”, ku e ftuar ishte Kader Kicaj. E pyetur për jetën personale, Kaderi tregoi se aktualisht nuk është në një lidhje: “Jam shumë mirë, jam në paqe, jam single,” u shpreh ajo me qetësi. Por atmosfera ndryshoi kur Xheneta, e pranishme gjithashtu në panel,…

ShowBiz
Një debat i papritur ka sjellë tension në studion e “E Diell”, ku e ftuar ishte Kader Kicaj. E pyetur për jetën personale, Kaderi tregoi se aktualisht nuk është në një lidhje:
“Jam shumë mirë, jam në paqe, jam single,” u shpreh ajo me qetësi.
Por atmosfera ndryshoi kur Xheneta, e pranishme gjithashtu në panel, solli në vëmendje emrin e ish-partnerit të Kaderit, Lumbardhit, një emër që u bë i njohur për publikun nga “Big Brother VIP Kosova”.
Sipas Xhenetës, pas daljes nga formati, ajo është kontaktuar në rrjete sociale nga disa ish-banorë, përfshirë edhe Lumbardhin. “Më ka bërë follow dhe më ka ngacmuar, por unë e refuzova nga respekti për Kaderin,” u shpreh ajo, duke theksuar se mes tyre nuk kishte pasur asnjë lloj afrimiteti më parë.
Deklarata e saj nuk u prit mirë nga Kaderi, e cila u duk e mërzitur dhe kërkoi të mbyllte menjëherë diskutimin:
“A ka mundësi ta ndërpresim këtu këtë muhabet? Nuk kam ardhur të flas për ex-at,” tha ajo me ton serioz, përpara se të largohej nga studio.